Vetëvendosje: Shtatori i këtij viti do të mbahet në mend

Proceset e privatizimit të planifikuara nga Qeveria kosovare për këtë fundvit janë të papranueshme për lëvizjen “Vetëvendosje”.

Kjo parti është kategorikisht kundër përmbylljes së proceseve të privatizimit të Distribucionit të Kosovës, shitjes së Telekomit dhe likuidimit të “Trepçës”. Andaj, me çdo kusht do të mundohet t’i ndalë këto tri procese që sipas planeve të Qeverisë, pritet të ndodhin në tremujorin e fundit të këtij viti. Dardan Sjediu dhe Visar Ymeri nga lëvizja “Vetëvendosje” të hënën kanë paralajmëruar se shtatori i këtij viti do të mbahet në mend gjatë.  “Do të mbahet në mend për shkak se kjo qeveri e ka finalizuar planin e shitjes së Kosovës, shitjes së Distribucionit të Kosovës, shitjes së Telekomit, dhe likuidimit të ‘Trepçës’. Ndërsa, nëse organizmi qytetar, sindikal, opozitar, edhe ai i shoqërisë civile së bashku me mediat është  i fuqishëm atëherë do të mbahet në mend për faktin se ky organizim arriti të ndalë këtë plaçkitje të kamufluar me emrin privatizim”, tha Sejdiu. Sipas tij këto tri ndërmarrje publike janë asete strategjike dhe si të tilla janë edhe të pazëvendësueshme në çfarëdo modeli të mirëfilltë zhvillimi./koha/kohaislame

Artikulli paraprakNdëshkohen tejet lehtë marinsat që dogjën Kuranin
Artikulli vijuesStuhia Isaac pritet të kthehet në uragan