Vetëvendosje sot voton veç për Visar Ymerin

Lëvizja Vetëvendosje sot dhe nesër voton për kryetarin e saj. I vetmi kandidat është deputeti Visar Ymeri. Votimi do të zhvillohet në të gjitha Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje brenda dhe jashtë Kosovës.
 
Sot do të votohet në Artanë, Besianë, Dardanë, Drenas, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Hani i Elezit, Kaçanik, Lipjan, Prishtinë, Shtërpcë, Skënderaj dhe Viti.
 
Kurse, nesër në Deçan, Gjakovë, Istog, Junik, Kastriot, Klinë, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Therandë dhe Vushtrri
 
Votimi do të mbahet gjithashtu në datat 21 dhe 22 shkurt në gjashtë Qendra të mërgatës: Angli, Austri, Belgjikë, Gjermani, Norvegji dhe Zvicër./Ind/kohaislame
Artikulli paraprakThaçi në Turqi: Diaspora krenare me konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës
Artikulli vijuesAvokati Tomë Gashi: Gjykata Speciale do të jetë shtet në vete