Veturat misterioze në veri, kërcënojnë banorët më armë

Banorët e fshatrave në Veri të Mitrovicës janë të shqetësuar për gjendjen e tyre të sigurisë për shkak të qarkullimit të veturave pa tabela.

Xhelal Jashari, kryetari i fshatrave Vinarc, Gushavc, Qaber, Suhodoll që shtrihen në veri perëndim të Mitrovicës ka thënë për Indeksonline se këto vetura pa targa janë duke provokuar, duke nxjerr armë për t’i frikësuar banorët.

“Tash kemi qarkullim të veturave pa targa dhe na provokojnë me nxjerrje të armëve dhe fyerje nga më të ndryshmet”, ka thënë Jashari.

Jashari ka thënë se rrugët që qojnë për në fshatrat e banorëve me shumicë shqiptare nuk janë të sigurta.
Rrugët Mitrovicë – Suhodoll, Gushavc, Vinarc, Qaber, Zubin Potok, që po ndjehen të rrezikuar banorët, thotë Jashari.

“Ne iu kemi drejtuar edhe Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme duke shpreh shqetësimin tonë për këtë ndodhi. Deri tash nuk kemi ndonjë përgjigje nga këto institucione për sigurinë tonë”, ka shtuar më tej Jashari.

Artikulli paraprakPër të udhëtuar nga Shkupi në Ohër më shumë kushtojnë pikat pagesore se nafta
Artikulli vijuesVIDEO – Ajeti që shtyri Pejgamberin të qanë! (emocionuese)