Për të udhëtuar nga Shkupi në Ohër më shumë kushtojnë pikat pagesore se nafta

‘’Në rrugët e reja që ndërtohen në Maqedoni do të vendosen edhe gjashtë pikëpagesa të reja. Tre pikëpagesa do të merr rruga Demir Kapi – Skomnic, ndërsa dy do të vendosen në rrugën Miladinovci – Shtip si dhe një në rrugën Kërcovë – Ohër, njofton Zhurnal.

Cmimet e pikëpagesave akoma nuk janë zhvilluar. Ato do t’i rregullojë qeveria ndërsa pikëpagesat do të funksionojnë një kohë të shkurtë deri në lëshimin në përdorim të autostradave.

‘’Në të ardhmen makinat që do të tranzitohen nga Tabanovci deri në Bogorodicë do të duhet të paguajnë gjashtë pikëpagesa. Tre kah Demir Kapia, fshati Miravci dhe në Gjevgjeli tek Romanocvi’’, thonë nga Agjencia e rrugëve.

Artikulli paraprakLëvizja BESA – Gostivar: Spitali i Gostivarit me kushte mesjetare
Artikulli vijuesVeturat misterioze në veri, kërcënojnë banorët më armë