Victoria Nuland të enjten me refugjatët në kufirin me Greqi

Ndihmës-sekretarja shtetërore e SHBA-ve, Victoria Nuland mund të vijë të enjten për ta vizituar kufirin greko-maqedonas, që nga afër të njoftohet më krizën e migrantëve, njoftuan mediat greke.

Shkak i vizitës së Nuland, sipas medias, është fakti se në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë nga dita në ditë po rritet numri i refugjatëve për shkak të numrit të vogël të njerëzve që po lëshohen përmes kufirit nga ana e Maqedonisë.

Në këtë kontekst, mediat greke shkruajnë se Athina zyrtare, nëse Maqedonia dhe Serbia vazhdojnë me restrikcionet gjatë lëshimit të refugjatëve, do të mund që t`i keqësonte marrëdhëniet bilaterale me këto vende.

Në kampin Idomeni, sipas të dhënave zyrtare greke, po mbahen më shumë se 10 mijë migrantë.

Artikulli paraprakF.R. i Lëvizjes BESA: Ministër analfabet, a i mësove elementet e Sistemit Periodik? (VIDEO)
Artikulli vijuesVIDEO – Hoxhë Musli Arifi flet për Shejh Abdulkadër Arnautin