Shpesh kjo dilemë është paraqitur në mesin e popullatës, pra bamirësia (pa vepra konkrete adhuruese ndaj Allahut, si Namazi, Agjërimi etj), madje para 8 viteve ishte një bujë e madhe kur hoxha nga Prishtina Shefqet Krasniqi në një pyetje se A do të futet në Xhenet (nënë tereza) ishte përgjigjur se Gonxhe Bojaxhiu – TEREZA e ka vendin në Xhehenem edhe pse ka qenë bamirëse (përderi sa i ka bërë Allahut shirk, dhe ka besu në atë se Zoti ka djalë).
Mirpo Hoxha Bekir Halimi sa i përket pyetjes: A do të futet FILANI i cili ka qenë human dhe bamirës në Xhenet (kush do qoftë ai) thotë:
“Puna e Xhenetit nuk është në duar të Hoxhës, ai pyetësi që e parashtron këtë dilemë e ka një dilemë tjetër para kësaj, ai mendon se hoxha kë don e fut në Xhenet, ndërkaq hoxha as vehten e vet nuk mundet ta shtin në Xhenet”, për ta dëgjuar shtjellimin e plotë të kësaj pyetjeje dëgjoni videon më poshtë: