(VIDEO) Libianët nuk e vranë ambasadorin amerikan!!

Një xhirim i cili u paraqit në Youtube tregon se disa libianë në fakt janë munduar ta shpëtojnë ambasadorin amerikan Christopher Stevens i cili u vra në Libi. Ata e nxorën trupin e tij nga dritarja dhe u munduan t’i ndihmojnë atij.
Largohuni! Njeriu ende merr frymë! Është i gjallë, është i gjallë… Allahu është i madh! Këto janë fjalët të cilat mund të dëgjohen nga kjo video, e cila tregon krejtësisht të kundërtën nga ajo se libianët e kanë vrarë ambasadorin amerikan.
Sipas disa informatave të pavërtetuara, ambasadori Stevens veç më ka qenë i vdekur derisa po e dërgonin atë në spital. Por sidoqoftë, nga ajo që shihet dhe dëgjohet në këtë video, libianët janë munduar ta shpëtojnë atë.
Ndryshe, për mundësinë që ambasadori të mos ishte viktimë e libianëve ka shkruar edhe Wikileaks duke thënë se dikush ka vrarë atë me qëllim të përcjelljes së mesazhit të frikës.
Wikileaks nëpërmjet të profilit në Twitter përsëri tërhoqi vëmendje, por kësaj here nuk bëhet fjalë për ndonjë porosi sekrete, por për një mendim kontrovers.

“Pasi që SHBA-të e pranuan rrethimin e ambasadës së Ekuadorit në Britaninë e Madhe, kjo u dha miratim të heshtur ambasadave të tjera në botë.”

Analogjia e Wikileaks me të cilën barazohet rrethimi i ambasadës amerikane në Libi me rrethimin policor të ambasadës në Britani të Madhe, ku gjeti strehim themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, nuk i pëlqeu askujt dhe prandaj kishte reagime të shumta.

Pas vetëm 30 minutave, kjo u hoq nga profili i Wikileaks./Portalb

[iframe width=”853″ height=”480″ src=”http://www.youtube.com/embed/yMSnyOMRXos” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprak25 milionë dollarë për kokën e Bashar el Asadit
Artikulli vijuesDisa këshilla për një bark të rrafshët