25 milionë dollarë për kokën e Bashar el Asadit

Armata e Lirë Siriane premtoi shpërblim prej 25 milionë dollarëve për atë që dorëzon presidentin e Sirisë, Bashar al Asadin “të gjallë apo të vdekur”, lajmëron agjencia “Anadolia”.
Agjencia thekson deklaratën e njërit prej komandantëve të kryengritjes, Ahmet Hixhazi, i cili sqaroi se këto mjete do t’i paguajnë “biznesmenët sirianë të cilët punojnë në vend dhe jashtë vendit, ndërsa e mbështesin Armatën e Lirë Siriane”.

Hixhazi shtoi se shpërblimi duhet ta “nxisë aksionin tek rrethi i Asadit”.
Përleshjet në Siri, mes forcave të Asadit dhe kryengritësve, zgjasin nga marsi i vitit të kaluar. /pa

Artikulli paraprakJakup Krasniqi voton prej Egjiptit
Artikulli vijues(VIDEO) Libianët nuk e vranë ambasadorin amerikan!!