Shpesh, të dyshuar në raste kriminale gjermano-turke largohen në Turqi. Kjo ndodhi edhe në rastin më të fundit, pas vrasjes së një të riu në Berlin. A mund të risillen në Gjermani këta persona e të nxirren para gjyqit?
A mund të sillen në Gjermani dhe të nxirren para gjyqit të dyshuar kryesorë për akte penale, të cilët janë arratisur në Turqi?
Pas vrasjes së Jonny K. në Berlin Mitte në mes të tetorit, në Gjermani u rindez një debat për dorëzimin e të dyshuarit kryesor Onur U. nga Turqia në Gjermani. Sepse pak pasi bëri rrahjen vdekjeprurëse, Onur U. pati udhëtuar për në Turqi. Megjithëse Turqia në të kaluarën në raste të ngjashme nuk i dorëzonte në Gjermani të akuzuarit, këtë herë nuk përjashtohet dorëzimi.
Homologu i saj turk, Sadullah Ergin është i hapur në këtë çështje, tha Ministrja Federale e Drejtësisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger (FDP) të premten (02.11.) në përfundim të bisedimeve katërditore në Turqi. Ergini gjithsesi nuk qe tërhequr në pikëpamjen, se në rastin e të dyshuarit kemi të bëjmë me një nënshtetas turk, i cili nuk ka pse t’u interesojë autoriteteve gjermane.
Pikërisht ky argumentim ka penguar në vitet e kaluara disa herë dorëzimin e të dyshuarve si kryerës të akteve penale në Gjermani. Turqia ndjek parimin ndërkombëtar, se qytetarët e vendit tënd nuk i dorëzohen një kombi tjetër.
Shumë pyetje presin përgjigje
Nëse edhe në rastin e Jonny K. do të veprohet në të njëjtën mënyrë, kjo nuk mund të parashikohet tani. I dyshuari kryesor, Onur U. me sa duket vazhdon të qendrojë në Turqi. Përmes gazetës “Bild” ai u bëri të ditur autoriteteve gjermane se nuk është arratisur, por se kishte udhëtuar me të atin në Izmir, për shkak të një pronësie toke. Ai do t’u dorëzohet autoriteteve gjermane.
Dorëzimi i të dyshuarve nga Turqia – i mundur. Ministrja gjermane e drejtësisë, S. L. -Schnarrenberger
Nëse ai nuk do ta bëjë këtë gjë, megjithë deklaratën, në rend të ditës vjen çështja e dorëzimit. Meqenëse Onur U. krahas nënshtetësisë gjermane zotëron edhe atë turke, ky rast mund të komplikohet. Por qeveria turke ka premtuar që do ta shqyrtojë “hapur dhe në mënyrë konstruktive” një lutje për dorëzim nga Gjermania, tha Leutheusser-Schnarrenberger.
Përvoja të së shkuarës
Në të kaluarën disa raste kriminale gjermano-turke kanë ngjallur debate për një dorëzim – me rezultate të ndryshme. Edhe nëse Onur U. i dorëzohet në fund nga autoritetet turke Gjermanisë, autoritetet gjermane duhet të përgatiten për një procedurë të gjatë gjyqësore, që mund të zgjasë disa muaj. Kërkesat gjermane dhe dëshmitë për sigurimin e akuzave kundër Onur U. duhet t’i paraqiten Turqisë, në përkthime të noterizuara. Onur U. do të ketë mundësinë të shprehet për akuzat./dw
You Might also Like
160 Dijetarë muslimanë i bëjnë thirrje mbretit saudit për të shpëtuar Morsin
160 Dijetarët muslimanë kanë nënshkruar një deklaratë ku i kanë bërë thirrje mbretit të Arabisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Ankohen disa refugjatë: Evropa po na trajton si kafshë
Rreth 4 mijë emigrantë kanë arritur në ishullin Lesbos të Greqisë vetëm fundjavën e fundit.…
By
Redaksia
5 Min Read
Siri: U vra i shituri Ramadan El Buti
Televizioni sirian “Syrian TV” ka publikuar lajmin se gjatë një sulmit të opozitës siriane kundër…
By
Redaksia
1 Min Read
Putin: NATO ta çojë deri në fund misionin në Afganistan
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar të mërkurën se trupat e NATO-s duhet të mbesin…
By
Redaksia
1 Min Read
Pranvera arabe shfaqet në Jordani
Pranvera Arabe po prek edhe Jordaninë. Në kryeqytetin Amman pas namazit të xhumasë me dhjetëra…
By
Redaksia
2 Min Read
Sekretari i Ligës Arabe i kërkon OKB rezolutë të detyrueshme për Sirinë
Sekretari i përgjithshëm i LA në ceremoninë e hapjes së takimit të vendeve arabe mbi…
By
Redaksia
1 Min Read
