Video-lojërat e dhunshme dëmtojnë moralin

Përdorimi i lojërave të dhunshme kompjuterike dëmton moralin te adoleshentët, bën të ditur studimi i ri.

Besohet se ekspozimi i rregullt i dhunës dhe mungesa e kontaktit me botën e jashtme e bënë më të vështirë për ta që të dallojnë të mirën nga e keqja. Ata gjithashtu nuk mund t`u besojnë të tjerëve dhe nuk mund të shohin botën nga perspektiva e tyre.

Hulumtuesit nga Brock University në Ontario zbuluan se ata që kalojnë më shumë se tre orë në ditë para ekranit janë më të rrezikuarit nga moszhvillimi i aftësisë për empati.

Hulumtuesit kanadezë kanë studiuar 109 djem dhe vajza, të moshës 13 dhe 14-vjeçare, nëse ata luajnë videolojëra, çfarë lojëra pëlqejnë dhe sa gjatë kalojnë duke luajtur me to.

Ata gjetën se 88 për qind e tyre luajnë lojëra dhe gjysma e tyre pranuan se luajnë videolojëra çdo ditë./almakos/kohaislameKy artikull është marrë nga http://kohaislame.com.

Artikulli paraprakMercedes fillon prodhimin e C-Class 2014
Artikulli vijuesPër hatër të Allahut e fali gjakun e djalit – Mitrovicë