Skype sjell surpriza në Windows 8 dhe Surface

Këtë javë Microsoft-i sjell tabletin Surface me Windows RT. Aplikacionet e ndryshme po mundohen të bëhen gati për Windows 8, siç kemi parë tek Firefox, por tani dhe Skype ka sjellë një pamje të re.

Në Surface, Skype i ri do të jetë një revolucion i vërtetë, dhe ju do të jeni në gjendje që të komunikoni në të sikur ta kishit personin me të cilin do të flisni ballë- përballë.

Spikerët e rinj Stereo dhe Mikrofonat do e bëjnë komunikimin dhe më real.

Gjithashtu kamera e përparme e Surface do të jetë 720p HD, dhe do të quhet LifeCam.

Kamera ka sensorë të ambientit që e maksimizojnë marrjen e dritës, dhe e rregullojnë fokusimin, në mënyrë që grafika të duket sa më e mirë.

Versioni i ri i Skype do të jetë i gatshëm për shkarkim me 25 tetor. (PCWorld Albanian)

Artikulli paraprakGoogle: Pagesat mobile janë duke u rritur me shpejtësi
Artikulli vijuesSi të karikoni celularin tuaj duke lëvizur trupin