Gazetari Milaim Zeka e ka gjetur ish kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku. Në promon e emisionit “Pa rrotlla”, të publikuar të premten në kanalin Youtube, Zharku tregon se pse ka ikur nga Kosova. Ai thotë se meqenëse nuk ka gjetur drejtësi në vend, ka dalë jashtë vendit për të kërkuar drejtësi. Në 56 sekondat e promos së emisionit, ish kryetari i Kaçanikut, i cili është dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje thotë se ka fakte për pafajësinë e tij dhe kërkon rigjykim. “Jam munduar që drejtësinë ta kërkoj brenda, dhe kur e kam parë se nuk ka drejtësi ka një padrejtësi shumë të madhe jam tani jashtë për të kërkuar drejtësinë dhe për ta vendosur drejtësinë në vend. Do të thotë është ngritur një akuzë vetëm me thashetheme, me deklarata kafesh. Do të thotë, sepse vazhdimisht është spekuluar me emrin e kryetarit. Në rastin, po e quaj, kur ka ndodhur vepra, unë nuk kam qenë kryetar komune. Po kërkoj drejtësi. Po kërkoj që rasti të kthehet në rigjykim, sepse unë kam argumente që jam i pafajshëm, të vjetra dhe të reja”, thotë Zharku, transmeton KosovaOnline. Për vendndodhjen e Xhabir Zharkut nuk dihet nga 12 dhjetori i vitit të kaluar, kur i ishte dorëzuar aktvendimi për kryerjen e dënimit prej 3 vjetësh burgim./Indeksonline/
You Might also Like
PD: Jemi kundër zgjedhjeve, pa përfunduar reforma zgjedhore
Partia e Drejtësisë konsideron që zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk duhet të mbahen pa përfunduar…
By
1 Min Read
Demarkacioni, drejt korrigjimit apo humbje kohe?
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, po i shqyrton dokumentet dhe faktet…
By
5 Min Read
Drejtori i Policisë së Kosovës sot në Beograd për ndaljen e migrimit
Sot në Serbi do të mbahet një takim ndërmjet drejtorëve të policive nga Gjermania, Hungaria…
By
1 Min Read
Manipulimi i Serbisë në Kosovë: Kush i fshehu kufomat?
Zyrtarët e Beogradit dhe policët që zhvendosën me qindra trupa shqiptarësh të vrarë nga Kosova…
By
23 Min Read
Surroi: Delli, si gratë e këqija
Në vazhdim të publikimit të “Letrës lamtumirëse nga Qerreti ambasadorit Christopher W. Dell” të shkruar…
By
2 Min Read
Vuçiq na i la Millutinin!
Qeveritarët e Serbisë zbarkuan nga Beogradi në mes të Kosovës, përuruan spitale, përcollën mesazhe që…
By
1 Min Read
