Ushtria turke ka rrëzuar një avion rus pranë kufirit të saj me Sirinë.
Lajmin e ka konfirmuar Ankaraja dhe Moska.
Avioni, një Sukhoi Su-24, u qëllua nga avionët turq F-16 mëngjesin e së martës.
Turqia thotë se avioni kishte dhunuar hapësirën ajrore turke.
Megjithatë Rusia e ka mohuar këtë pretendim, duke theksuar se avioni është rrëzuar në hapësirën ajrore siriane.
Rusia thotë se avioni i tyre nuk është qëlluar nga ajri, por nga toka.
Pamjet e rrëzimit të avionit janë publikuar nga mediat ruse.
Ato tregojnë pilotët duke u katapultuar dhe më pas teksa hapen parashutat.
Të paktën njëri nga pilotët është kapur nga rebelët sirianë.
https://www.youtube.com/watch?v=uf8xsqNmfFc