Një shofer, i cili ishte përfshirë në një ndjekje makinash me shpejtësi të lartë në Kaliforni, SHBA, u qëllua për vdekje nga një helikopter policie.
Shoferi kishte refuzuar të ndalonte, bëri të ditur policia dhe i kishte dhënë gaz kur semaforët ishin me të kuqe.
Policia hapi zjarr kur makina u fut në autostradë në krah të kundërt.
Një zëdhënëse e sherifit tha se raste të tilla kur qëllohet nga helikopteri, janë të rralla, por oficerët janë trajnuar për këtë qëllim.
Ngjarja ndodhi të premten, kur policia tentoi të ndalonte një burrë, që besohej se kishte kryer një grabitje.
Zëdhënësja tha se u vendos të hapej zjarr, pasi shoferi po kërcënonte sigurinë publike.