Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar para ambasadës së Turqisë në Shkup, menjëherë pasi kanë parë ndodhitë e fundit në Stamboll. Moti i keq, nuk i ka penguar ata që të vijnë e të shprehin mbështetje për Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Ata shprehen të bindur se do të triumfojë shteti juridik dhe demokracia, njofton SHENJA. Ata thonë se për gjithçka është përgjegjës Fetullah Gyleni.
“Un e kisha vlerësuar kështu: Qeni Fetullah Gyleni, i cili është qen zagar, e bëri atë shqelmin e fundit, dhe kjo është fundi i tij. Të gjithë Gylenistët sonte kanë me vajtu dhe kanë me qarë, për arsye se demokracia do të fitoje, barazia do të fitoje, shteti juridik do të fitoje me siguri, dhe assesi nuk kanë shansa disa plehra të Gylenit të fitojnë edhe ose kanë disa përkrahje të Izraelit, megjithatë gjithë populli do të jenë sonte, të gjithë myslimanët e botës do ta fitojnë këtë injorantin i cili quhet Fetullah Gylen, qen i biri i qenit”, thotë njëri nga protestuesit.
Protesta u shoqërua edhe nga forcat policore, të cilat bllokuan rrugën para ambasadës. Protestuesit paralajmëruan se protesta në formë të përkrahjes për qeverinë turke do të vazhdojë edhe nesër.