Një grup i rebelëve sirianë ka publikuar një video të rreme të vrasjes së terroristëve të ISIS, me të cilën dëshirojnë ti tregojnë botës se jo gjithë sirianët janë të egër dhe vrasës, raporton DailyMail.
E gjithë videoja është shumë e ngjashme me ato të Shtetit Islamik ku shfaqen duke shtënë në civilë, por videoja e rebelëve sirianë është titulluar “Myslimanët nuk janë kriminelë”,
Videon e ka postuar në internet “Fronti i Levantit”, që njëkohësisht lufton kundër ISIS dhe regjimit ushtarak të presidentit sirian Bashar al-Asad.
Rebelët fillimisht shihen duke i detyruar ISIS të veshin rrobat ngjyrë portokalli dhe të gjunjëzohen, më pas sirianët e maskuar marrin në duar revolet dhe ua drejtojnë në kokë nëntë
Dhe kur është pritur ekzekutimi, rebelët sirianë heqin maskat dhe fusin revolet në brez. Dhe papritmas shfaqet një burrë i veshur me të bardha, duke u thënë se kjo nuk është politikë e tyre dhe se nuk janë të këqij si ata.
Ai më pas ka urdhëruar që e burgosur të ISIS të kthehen në qelitë e tyre.