Pak ditë pasi Vatikani u përshi në një skandal, pasi shkarkoi një prift polak ditën që ai deklaroi publikisht se ishte homoseksual, zbulohet skandali seksual i një prifti ortodoks.
Një prift grek i rangut të lartë u detyrua të japë dorëheqjen javën e kaluar pas publikimit të një video-skandali seksual. I përfshirë në këtë skandal është prifti ortodoks në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, George Passias, raporton Daily Mail.
Prifti 67-vjeçar mësohet se kryen marrëdhënie me Ethel Bouzalas, drejtoreshën 45-vjeçare të një shkolle fetare, e cila u detyrua të jepte dorëheqjen menjëherë pasi ngjarja u bë publike.
Passias është prift në një kishë në qytetin e Nju-Jorkut, i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Video është marrë nga kompjuteri personal i priftit dhe i është dërguar një gazete amerikane. Ende nuk dihet se kush është personi që ka nxjerrë “zbuluar” priftin. Video është filmuar para disa kohësh, ndërsa më 17 shtator prifti u pezullua nga kreu i Kishës Ortodokse greke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.