Prishtinë, 2 qershor – Ahmet Hasi është shkarkuar të premten nga pozita e komandantit të Policisë rajonale në Pejë dhe katër zyrtarë policorë janë vënë në arrest, nën dyshimin për vjedhje të mbi 25 kilogramëve ari, që ndodhej prej gati pesë vjetësh në dhomën e dëshmive në Stacionin policor të kësaj komune. Arrestime të reja do të pasojnë të shtunën.
Burime të gazetës kanë thënë se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, pasi ka shqiptuar të tillë masë ndaj Hasit, në vend të tij ka vënë Shaban Shalën. Në mesin e katër të arrestuarve, sipas këtyre burimeve, janë dy eprorët e lartë – shefi i hetimeve rajonale, Bajram Koliqi, dhe zëvendësi i tij, Muhamet Lama. Këta dhe dy zyrtarë të tjerë të arrestuar janë suspenduar me pagesë.
Masat janë marrë ditën kur, duke u thirrur në burime të saj, “Koha Ditore” ka raportuar se në dhomën e dëshmive ku mbahet kjo sasi ari tani ka mungesë për disa kilogramë ari, krahasuar me sasinë e evidencuar në momentin e konfiskimit. /kohaislame/
You Might also Like
Agani, i zhgënjyer me PDK-në
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, paralajmëron dorëheqjen nga pozita nëse nuk ndodh reforma në sistemin…
By
1 Min Read
Kosova gati për fillimin e muajit të Ramazanit.
Njerëzit kanë nisur ti kryejnë blerjet e tyre në dyqane dhe tregje, dhe të formojnë…
By
6 Min Read
Ushtria e Serbisë dëmshpërblen kompaninë Buçaj me 265 mijë euro për plaçkë lufte
Ushtria e Serbisë do të duhet ta dëmshpërblejë kompaninë kosovare Buçaj me 265 mijë euro…
By
1 Min Read
Qeveria e Kosovës formon grupin koordinues për të drejtat e “pederave”
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin për themelimin e Grupit Këshillëdhënës…
By
1 Min Read
Sejdiu e pyet kryeministrin: A po na lëviz kufiri me Malin e Zi?
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka shprehur shqetësimin rreth lajmit që…
By
1 Min Read
Lumezi: Hetim për 33 raste të korrupsonit të nivelit të lartë
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se janë mbi…
By
3 Min Read
