KUJDES: PAMJE TE RENDA
E shkuara duhet lënë pas, por a duhet harruar ajo?
Ky është një debat i ndezur së fundmi online pas një ‘përplasje’ mes Prishtinës dhe Tiranës për çështjen se si duhet të vijë pajtimi me Serbinë.
Në mesin e këtij debati vjen ky koleksion me foto nga Alex Majoli, realizuar në Kosovë në marsin e vitit 1998, pas sulmit të forcave serbe në Prekaz.
Fotot tregojnë edhe protestat që pasuan masakrën në zonën e Drenicës.
Pamjet janë shumë të rënda, prandaj këshillohet të bëni kujdes kur të shfletoni fotogalerinë.