Për t'i luftuar muslimanët në Mali, Qeveria do të "ndihmohet" edhe nga armët ruse

Qeveria e Mali-së shfaqi interesim të gjallë ndaj pajisjeve ushtarake të Rusisë. Shteti afrikan do të donte të blinte një parti helikopterësh, automjetesh të blinduara, avionë ushtarakë dhe armë të vogla e të lehta. Ekspertët besojnë se marrëveshja për këtë do të nënshkruhet së shpejti. Dhe Moska mund të përfitojnë prej saj jo vetëm dividende ekonomike, por edhe politike.
Qeveria e Mali-së iu drejtua Shoqërisë së Hapur Aksionere ruse “Rosoboronexport” me qëllim të prokurimit të armëve për nevojat e ushtrisë së vet. Kjo teknikë u duhet ushtarakëve malianë për luftën kundër islamistëve, e cila po zhvillohet me mbështetjen e Francës dhe një sërë shteteve afrikane. Në veçanti, fjalë bëhet për blerjen e helikopterëve rusë “Mi-35” dhe “Mi-17”, avionëve gjuajtës dhe të transportit, autoblindave “BTR-80”, radarëve të mbrojtjes kundërajrore si dhe armëve të vogla e armëve të lehta dhe municioneve. 

– Nuk është sekret për askënd se në Mali situata tani paraqitet mjaft “e nxehtë”. Rusia nuk është aspak e interesuar në humbjen e shtetësisë të Mali-së dhe aq më tepër në pushtimin e këtij vendi të Afrikës Qendrore nga muslimanët. Rusia, përveç kësaj, ka interesat e veta edhe në vendet fqinje me të. Prandaj, me sa duket nga të gjitha, çështja e furnizimit të këtij shteti me helikopterë dhe automjete të blinduara ruse, sipas mendimit tim, do të gjejë zgjidhje pozitive. Dhe, siç më duket mua, marrëveshjet në lidhje me këto çështje tashmë po kalojnë në rrafsh thjesht praktik.

Luftën kundër muslimanëve në Mali e udhëheqin ushtarakët francezë. Përkundër kësaj, ekspertët theksojnë se Parisi nuk do të kundërshtojë përfundimin e kontratave të armëve me Rusinë. Në të kundërtën, Franca do ta konsiderojë këtë hap si një kontribut të Rusisë në operacionin anti-islam ndërkombëtar.
Madje më tepër se kaq, kjo kontratë do t’i lejojë Moskës për të forcuar lidhjet me Afrikën në tërësi. Kështu pra, përfundimi i marrëveshje të tillë do t’i sjellë Rusisë jo vetëm dividente ekonomike, por dhe politike, thotë bashkëpunëtori kryesor shkencor i Institutit rus të Afrikës, Anatoli Savatejev:

– Kthimi në Afrikë, ndërsa, sipas pikëpamjes sime, kjo pikërisht kështu dhe duhet perceptuar, është tejet i domosdoshëm për Rusinë. Ne duhet t’i demonstrojmë botës vendosmërinë tonë. Dhe kjo është e nevojshme për vetë Rusinë. Unë nuk po përmend këtu aspektet ekonomike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për identitetin, prestigjin e vetë Rusisë. Të asaj Rusie, e cila, duke vazhduar traditat e Bashkimit Sovjetik, “ka ndihmuar” gjithmonë të dobëtit, të poshtëruarit dhe të fyerit.

Ia vlen të shtohet se Moska dhe Bamako tashmë kanë akumuar një përvojë të caktuar në bashkëpunimin në fushën e armëve. Në shtator të vitit të kaluar u nënshkrua kontrata për furnizimin në Mali të 3000 automatikëve “Kallashnikov”, 300 mitralozëve dhe municioneve për to me vlerë rreth 12 milionë $.

Artikulli paraprak30 vjeqarët e sotëm, si ka ndryshuar shëndeti në krahasim me 10 vite më parë
Artikulli vijuesParalajmërimi i FMN-së për ekonominë botërore