Në vendbanimin Haraçinë të Shkupit ku jetojnë më shumë se 14 mijë banorë shqiptar ende nuk ka kanalizim për ujërat e zeza. Ky problem shqetëson banorët shqiptar të cilët madje rrezikohen nga sëmundjet infektive.
Për dallim nga Haraçina e cila është lënë pas dorre, në një fshat maqedonas të Maqedonisë Lindore, qeveria po ndërton kanalizim vetëm për 500 banorët e vetëm.Bë het fjalë për fshatin Virce të qytetit të Dellcevës, ku filloi ndërtimi i kanalizimit. Realizimi i këtij projekti do të zgjidh problemin të mbi 500 banorëve të fshatit maqedonas.
Gjatësia e projektuar e sistemit është 3.876 metra, ndërsa vlera e projektit është mbi 10 milion denar.Kë to mjete janë të siguruara nga Banka Evropiane Investuese
Kryetari i komunës, Darko Shehtanski i cili ishte në fshat me qëllim që të kryej ispektimin e punëve, theksoi se ky projekt nga banorët është kërkuar një kohë të gjatë. “Pas përfundimit të suksesshëm të rrugës lokale Stamer-fsh.Grad-fsh.Virce, shpresojmë se edhe këtë investim do ta përfundojmë në afatin e parapa dhe në kënaqësi të popullatës lokale”, deklaroi Shehtanski.
Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Virce duhet që të përfundoj në fillimin e vitit të ardhshëm. Përndryshe, në mënyrë paralele po ndërtohet edhe kanalizimi në fshatin tjetër të Dellçevës, Grad.