Tërmeti dridh Malin e Zi,Prishtinën dhe Tiranën

0
292

Një tërmet sapo u ndie në Prishtinë. Tërmeti ndodhi rreth orës 11:47.

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës ka bërë me dije për Telegrafin se epiqendra e tërmetit ka qenë në Malin e Zi.

Ai tha se tërmeti ka qenë 5 ballësh, ndërsa në Kosovë është ndier më shumë nëpër zonat e afërta me Malin e Zi, saktësisht në Pejë.

Tërmeti ka ndodh rreth orës 12:00. Dridhjet janë ndier edhe në Prishtinë.

Një tërmet ka goditur Tiranën. Nuk dihet akoma epiqendra apo i cilës shkallë ishte ky tërmet por lëkundjet e forta janë ndjerë në gjithë kryeqytetin shqiptar, shkruan Lapsi.al.

Dridhje të tokës janë regjistruar edhe në Prishtinë pak minuta më parë.