Vitia e para në nivel të Kosovës në realizimin e investimeve kapitale

Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga kryetari, Shpend Ahmeti, radhitet e fundit në listën zyrtare të raportit të Auditorit të Përgjithshëm sa i përket investimeve kapitale.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, del të ketë realizuar vetëm 45 për qind të investimeve kapitale në gjithë territorin e komunës.

Ndërsa komuna e Vitisë del të jetë e para në listë në nivel të Kosovës, sa i përket realizimit të investimeve kapitale, me 97 për qind të realizimit të këtyre investimeve.

dokumenti

Komuna ku udhëhiqet nga kryetari Sokol Haliti, është vlerësuar nga institucioni kompetent për të vlerësuar menaxhimin e institucioneve me paranë publike, si komuna që ka pasur pasqyrë reale te punës, njofton PlusTelevizion në Viti.

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm, në bazë të investimeve kapitale, pas Vitisë radhit komunën e Gjilanit që e udhëheq Lutfi Haziri, me 94 për qind të realizimit të investimeve./Insajderi

Artikulli paraprakJep dorëheqje kryeministri i Ukrainës
Artikulli vijuesAmbientalistët protestojnë kundër ndërtimit të 11 hidrocentraleve në Valbonë