Këtu do ta përkujtojmë Junusin a.s të cilin Allahu i Madhërishëm e dërgoi si pejgamber tek populli i tij, për t’i thirrur të besojnë Allahun dhe ta pranojnë fenë e Tij, ndërsa ata e përgënjeshtruan. Atëherë Junusi a.s i mërzitur dhe i hidhëruar nga populli i tij dhe pa shpresë se dikush do ta besojë, e lëshoi qytetin, mirëpo pa lejen e Zotit të tij, dhe hipi në anije me dëshirë për të shkuar në një vend më të mirë.
Gjatë kohës së udhëtimit me anije deti filloi të trazohet ndërsa anije u bë e pa sigurt. Ishte e nevojshme të shkarkohet nga gjërat e tepërta. Ata filluan t’i hedhin gjërat e ndryshme mirëpo nuk ishte e mjaftueshme. Në fund vendosën që të hedhin short për ta larguar njërin prej udhëtarëve. Ndërsa shorti disa i ra Junusit a.s të cilin në fund e hedhën në det, ku e gëlltiti balena, ndërsa ai siç na e tregon edhe Kurani, në errësirën e barkut të balenës iu kthye Allahut të Madhërishëm me lutje.
“(Kujto) Dhununin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!” (Enbija, 87).
Nëpërmjet lutjes së Junusit a.s Allahu i Madhërishëm na mëson se si t’i kthehemi Atij në situata të vështira dhe në kriza, duke na treguar në atë se duhet të pranojmë gabimet tona dhe raportin e padrejtë ndaj vetes, duke dëshmuar se nuk ka Zot tjetër përveç Atij, i Cili falë mëkatet dhe na shpëton nga situata më të vështira. Andaj është obligim i besimtarit që gjithmonë, kur të gjendet në situata të vështira dhe në kriza të ndryshme, të shpejtoj kah i Madhërishmi dhe me përulësi ta lus Atë me fjalët: “”La ilahe illa ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin!”
“S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”
Pas këtyre fjalëve që i tha Junusi a.s në lutjen e tij, Allahu i Gjithëmëshirshëm shton: “Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.” (Enbija, 88). Çka është një mesazh i qartë se lutja është për çdo besimtarë që nga Allahu i Madhërishëm kërkon shpëtim, ndërsa pranimi i kësaj lutje nuk është kufizuar vetëm tek Junusi a.s.
Muhammed Muteveli Sha’ravi
Përshtati: Arsim Dauti
__________________________
Në fund të shtojmë edhe hadithin ku i Dërguari i Allahut thotë: Lutja e Junusit që e lexoi në barkun e balenës “„La ilahe illa ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin.“është aq e vlefshme sa që secili musliman që e lexon dhe e lut Allahun me të, Ai do t’i pranoj lutjen dhe do t’i përgjigjet.” (Hakimi, 1863).
(Islampress)