Policia e Vlorës ka arrestuar 2 shtetas për dhunë në familje. Në pranga janë vënë Nertil Murati dhe Elton Pashka, të dy 30-vjeçarë.
Mësohet se ata kanë ushtruar dhunë fizike respektivisht ndaj nënës dhe bashkëshortes.
Ndërkohë, Policia e Vlorës ka arrestuar edhe shtetasin Daniel Çulanaj për “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.
25-vjeçari u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj një 15-vjeçareje e më pas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Autori u largua nga banesa e shtetases, por shërbimet e Policisë së Vlorës, pasi bënë të mundur identifikimin e tij, ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur kapjen e këtij shtetasi.