Policia e Vlorës ka sekuestruar 8 kilogramë kanabis sativa në banesën e shtetasit Pandeli Malaj, duke bërë dhe arrestimin e tij.
Arrestimi i 49-vjeçarit u krye në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Lënda narkotike ishte shpërndarë nëpër dhoma, pasi Malaj e përdorte banesën e tij për tharjen e kanabisit.