Vritet një emigrant në kufirin me Greqinë

Një emigrant është vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar pas një rrahje mes emigrantëve në kufirin me Greqinë, bëjnë të ditur mediat greke njofton Zhurnal.

Rrahja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit kur një grup emigrantësh ka pritur hyrjen në Maqedoni, ndërsa arsyet e rrahjes nuk janë të njohura.

Mediat greke tregojnë se ditëve të fundit nga Greqia në Maqedoni kanë kaluar rreth 2 mijë emigrant ndërsa kalimi në kufi bëhet pa problem.

Artikulli paraprakKE-ja konfirmoi se 57 policë të vendeve të BE-së patrullojnë në Maqedoni
Artikulli vijuesNdizet alarmi në kufirin Maqedoni- Bullgari, këtej mund të hyjnë refugjatët