Video: Breivik bën përshëndetjen naziste në gjykatë

0
313

 

Vrasësi norvegjez, Anders Behring Breivik, bëri përshëndetjen e nazistëve në gjykatë, ku është rikthyer pasi akuzon qeverinë se ka dhunuar të drejtat e tij, duke e mbajtur në izolim.

Sipas BBC, ai është ankuar se kushtet e tij në burg janë një torturë e vërtetë.

Breivik vrau 77 persona në vitin 2011, kur hodhi një bombë në qendër të Oslos dhe më pas hapi zjarr në një kamp të rinjsh në ishullin e Utojas.

Ai është dënuar me 21 vite burg në vitin 2012.

Duke hyrë në gjykatë mëngjesin e sotëm, ai përshëndeti avokatët dhe pasi i hoqën prangat, bëri përshëndetjen naziste.

Avokati i tij tha se ai ka qenë shumë i stresuar për shkak të izolimit në një burg 100 kilometra larg kryeqytetit.

“Ai studionte në burg, por tashmë e ka lënë këtë pasi nuk ndjehet mirë psikologjikisht”.

Autoritetet e kanë ndaluar atë që të mbajë korrespondenca, pasi druhen se mund të krijojë një rrjet ekstremistësh.

Ja si duket një prej qelive ku jeton ai.

1 2