Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim dosjen e 70-vjeçarit që vrau vajzën e tij, pasi ajo kishte mbetur shtatzënë me një kushëri të largët.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datë 28 maj të vitit 2014, në Dibër, e cila tronditi mbarë opinionin publik. Shkaqet e vdekjes së vajzës mbështeteshin në versione të ndryshme. Fillimisht, babai hapi lajmin se e bija vdiq nga shkaqe natyrale.
Por Krimet e Rënda e kanë zbardhur tërësisht këtë krim.
Doksan Dushku, 70 vjeç, deri më tani është hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.
Ai akuzohet se ka kryer veprat penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” të vajzës së tij, shtetases Fatmira Dushku dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Ndërkaq, djali tij, Lulzim Dushku, 20 vjeç është hetuar i lirë, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ngjarja ka ndodhur, në fshatin Sllatinë, Komuna Sllovë të Rrethit Dibër.
Si ndodhi ngjarja
E bija e Doksanit, viktima Fatmira Dushku, kishte qenë e pamartuar dhe nuk ishte qenë në marrëdhënie pune. Së fundmi, i pandehuri kishte vënë re që e bija ishte shtatzënë. Ai e kishte pyetur atë se si kishte ndodhur që kishte mbetur shtatzënë dhe ajo kishte hezituar t’i pohonte atij emrin e personit me të cilin kishte mbetur shtatzënë.
Megjithatë, nga bisedat me të bijën, i pandehuri kishte arritur të kuptonte se bëhej fjalë që personi i cili me shumë mundësi e kishte lënë atë shtatzënë, ishte njëri nga djemtë e një kushëriri të largët të tij, me inicialet A.H. Ky i fundit e kishte shtëpinë në të njëjtin fshat me atë. Ai kishte dy djem njëri prej të cilëve ishte shtetasi A. Dushku u interesua vetë në spital, që vajza e tij të bënte një abort, ai i shpjegoi mjekut se si qëndronte problemi dhe mjeku lajmëroi familjen e djalit.
Mbrëmjen e 27 prillit 2014, Doksani kishte thirrur në shtëpinë e tij, të vëllain A. dhe të birin e tij, Ramazanin, për të biseduar se si do vendosnin rreth shtatzënisë së Fatmirës.
Pas pak ata ishin larguar, ndërsa Ramazani kishte shkuar në shtëpinë e kushëririt të largët, ku kishte gjetur studentin A.
Aty, studenti kishte mohuar që kjo të ishte e vërtetë. Ata vendosën gjithë bashkë dhe shkuan në shtëpinë e të pandehurit, ku gjetën Doksanin, Fatmirën, dhe djalin e vogël. Këtu, pas bisedës, Fatmira ishte shprehur “unë e dua”.
Duke mos e besuar atë, kushëriri i tha të pandehurit që të nesërmen në mëngjes, të dy bashkë të dërgonin djalin dhe vajzën në spital, për të bërë analizat dhe nëse kjo dilte e vërtetë, atëherë ata do të vazhdonin jetën bashkë, por sipas tij, djali nuk do të kishte më vend në shtëpi, pasi në të kundërt, ata nuk do kishin më punë mes tyre. Këtë natë takimi mes tyre nuk zgjati shumë dhe ata u larguan nga banesa e të pandehurit. Në shtëpi mbeti i pandehuri, me të bijën dhe dy djemtë. Në atë orë të natës, i pandehuri dhe e bija ishin zgjuar dhe Doskani qëndronte në oborrin e shtëpisë, ndërsa e bija bënte punë shtëpie.
Rreth mesit të natës i pandehuri mori nga pas shtëpisë një armë automatike dhe e qëlloi vajzën me breshëri në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Të shtënat u dëgjuan dhe nga i vëllai i Doskanit dhe djali i tij, të cilët kur u afruan e gjetën me armë në dorë. Ata u shtangën dhe i morën armën nga duart, duke e vendosur diku pas shtëpisë.
Aty, i pandehuri vendos që vrasjen që bëri, ta paraqesë si vdekje natyrale të së bijës, dhe për këtë duhej porositur e marrë arkivoli në Peshkopi. /shekulli/