Disa persona të armatosur janë vrarë pas një sulmi të avionëve luftarakë dhe forcave tokësore të ushtrisë egjiptiane në rajonin Sinai.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sky news sipas të cilës, ushtria e Egjiptit ka bombarduar me avionë luftarakë disa vendstrehime të personave të armatosur në jug të zonave Rafah dhe Sheik Zavid në provincën Sinai i veriut, që ka rezultuar me vrasjen e 17 personave të armatosur dhe plagosjen e 4 të tjerëve.
Forcat egjiptiane gjithashtu kanë çaktivizuar një bombë të madhe në rajonin Alkilo-17 të qytetit Arish që ishte vendosur nga personat e armatosur.