Së paku tre izraelitë janë vrarë dhe disa janë plagosur në të shtënat me armë dhe therjet me thika në Jerusalem dhe në qendër të Izraelit.
Sipas policisë izraelite, dy veta janë vrarë dhe 16 janë plagosur kur dy sulmues kanë hapur zjarr dhe kanë therur me thika pasagjerët në një autobus në Jerusalem.
Një person tjetër është vrarë në një sulm tjetër me thikë, po ashtu në Jerusalem.
Therjet me thika nga palestinezët kanë lënë dhjetëra izraelitë të vrarë dhe të plagosur në javët e fundit.
Disa sulmues dhe së paku 17 palestinezë të tjerë janë vrarë po ashtu në valën e dhunës.
Tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve janë përshkallëzuar qysh muajin e kaluar, për shkak të qasjes në një vend në Jerusalemin Lindor, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë, edhe për myslimanët