Vritet aksidentalisht një ushtar i KFOR-it

0
129

Një ushtar italian i KFOR dje ka humbur jetën në brendi të kampit ushtarak në afërsi të ]abrës në veri të Kosovës.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, ushtari i vrarë është Mikele Padula, 26 vjeç nga Montemesova, i cili është gjetur i shtrirë për tokë pas një të shtëne që është dëgjuar në kamp. Pranë trupit të ushtarit të vrarë është gjetur arma e tij dhe dyshohet për një vrasje aksidentale.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki ka theksuar se ushtari u gjet i vrarë në brendi të kampit, ndërsa është paralajmëruar hollësi lidhur me këtë akt të humbjes së jetës të një ushtari. (INA/kohaislame