Vritet me 5 plumba zyrtari BDI-së në Strugë, Artan Musliu

Vritet me 5 plumba zyrtari i BDIsë në Strugë Artan Musliu para disa minutave një incident ndërpartiak, njofton “Lajmpress”.
Nuk dihen autorët as motivet e vrasjes së Musliut, kurse policia nuk e ka konfirmuar informacionin zyrtarisht vrasjen.
 
Artan Musliu konsiderohej njeri i afërt me zv kryeministrin Musa Xhaferi dhe ka qenë i njohur edhe si biznesmen në Strugë.
 
Jozyrtarisht mësohet se nga incidenti është plagosur edhe zëvendësdrejtori republikan i të Hyrave Publike në Maqedoni, Argëtim Asani.
 
Sic bëjnë të ditur dëshmitarët okular ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”.
 
Artikulli paraprakHidhet nga kati i gjashtë, humb jetën 40-vjeçarja
Artikulli vijuesA presim vizita nga Toka e dytë?