VRITET NJË AGJENT I SHTETEVE TË BASHKUARA

Një agjent i patrullës kufitare të Shteteve të Bashkuara është vrarë dhe një tjetër është plagosur në shtetin jugor të Arizonës, pranë kufirit me Meksikën.

Autoritetet thonë se agjentët po u përgjigjeshin sulmeve në “një korridor të kontrabandës së drogës”.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.

Të shtënat shënojnë vrasjen e katërt të agjentëve kufitarë në Arizonë në më pak se dy vjet dhe rrisin shqetësimet për sigurinë kufitare në një shtet, i cili tashmë është në ballë të debatit për migracionin kombëtar, transmeton REL.kohaislame

Artikulli paraprakTermokos po shkyç
Artikulli vijuesMEDVEDEV PËRGËZON FITUESIT E ZGJEDHJEVE NË GJEORGJI