Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç po përballet me protesta, pasi shumë njerëz e kontestojnë fitoren bindëse të tij në zgjedhjet e 24 prillit.
Qytetarë serbë i janë përgjigjur protestës së thirrur nga partitë opozitare. Ata mbajnë në duar pankarta me mbishkrime “Vuçiç, hajn, i vodhe zgjedhjet”, “Shpëtim për zërin tim” dhe barazimin mes Komisionit Zgjedhor Republikan dhe vdekjen, transmeton Koha.net.
Vuçiç ka fituar bindshëm zgjedhjet në Serbi dhe kjo është pritur mirë nga aktorët ndërkombëtarë, pasi e kanë konsideruar si fitore e pro-evropianëve.