Vuçiç: Bisedimet në Bruksel nuk ishin aspak të lehta

0
211

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bisedimet e djeshme në Bruksel, në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cilësoi si aspak të lehta, mjaft të rënda dhe tha se delegacioni të cilin e udhëhoqi ai bëri për popullin e vet më të mirën e mundshme, gjë që sipas tij e konfirmon edhe numri i gjykatësve, prokurorëve dhe stafit të parashikuar, raporton Anadolu Agency (AA).

 

“Këtu është luftë për një vend prokurori, këtu është luftë për secilin gjykatës, këtu është luftë për secilën sekretare, në cilën ndërtesë do të jetë, çfarë janë objektivat e fshehura të dikujt, kështu që ne i kemi zbuluar, por nuk mund të flas për këtë pasi është turp që objektiva të tilla në përgjithësi ekzistojnë”, ka thënë Vuçiç.

 

Ai theksoi se në kuadër të marrëveshjes në lidhje me gjyqësorin, Serbia tani ka një problem tjetër, që në mesin e serbëve të gjejë personelin, numrin aq të madh të gjykatësve dhe stafit dhe se është pyetje nëse ka aq shumë juristë në veri të Kosovës dhe jo vetëm në katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovica Veriore, por edhe në pjesën jugore të Mitrovicës, Vushtrri dhe Skenderaj. 

 

“Ne ia dolëm të ketë shumë vende, të kemi shumë çka për të cilën do të vendosim, pyetja është nëse do të kemi mjaftueshëm njerëzit tanë, të cilët këtë punë do të bëjnë.  Kemi nevojë për nëntë prokurorë, vetëm për Prokurorinë themelore në Mitrovicë. Kemi nevojë për 18 gjykatës plus 11 të tjera, kur flas për veriun dhe jugun. Dhe këtu nuk kam llogaritur numrin e gjykatësve për Lleposaviç dhe Zubin Potok”, theksoi kryeministri Vuçiç. 

 

Vuçiç theksoi se edhe “Shqiptarët edhe BE-ja kanë insistuar në tema të caktuara, ndërsa delegacioni i Serbisë ka dëshiruar të bisedojë mbi çështjen e aseteve dhe Bashkësinë e komunave serbe dhe shtoi se kjo një nga këto temat do të jetë në rendin e ditës në raundin e ardhshëm të bisedimeve. 

 

Duke theksuar se qëllimi strategjik i Serbisë është rruga e saj evropiane, Vuçiç tha se pas vazhdimit të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pritet hapja e kapitujve në integrimet evropiane “sa më shpejtë të jetë e mundur” dhe shtoi: “Pa asnjë dyshim i thash zonjës Mogherini se presim hapje të shpejtë të kapitujve të ri, tek ata mbetet të na thonë nuk kemi bërë mjaft, por unë nuk mendoj se dikush mund të thotë atë. Pres që Këshilli i Ministrave të BE të diskutojë rreth Serbisë në kohën më të shkurtër të mundshme, sigurisht në gjysmën e parë të vitit.”