Vullkani Etna u aktivizua muajin e kaluar, ndërsa gjatë shpërthimit u lënduan së paku dhjetë persona, në mesin e të cilëve ka qenë edhe ekipi i BBC-së
Krateri juglindor i vullkanit më aktiv evropian Etna edhe më tej hedh llavë të ndezur dhe hi, raporton (AA).
Vullkani Etna u aktivizua muajin e kaluar, ndërsa gjatë shpërthimit u lënduan së paku dhjetë persona, në mesin e të cilëve ka qenë edhe ekipi i BBC-së.
Llava e vullkanit shtrihet deri në 700 metra përgjatë malit. Instituti nacional për gjeofizikë dhe vullkanologji (INGV) pas shpërthimit shpalli alarm të portokalltë për rajonin e Etnas dhe rrethinës.
Vullkani më i madh në Evropë Etna arrin lartësi mbidetare prej 3.330 metra në kraterin kryesor, ndërsa krateri juglindor i lartë 2.700 metra mbi nivelin e detit. Shpërthimi i fundit i madh i vullkanit Etna është regjistruar në vitin 1992.