Kumanovë, 30 gusht- Ky është Gerhart. Para disa ditëve nga Gjermania ka ardhur në Maqedoni. Nuk ka mundur që të qëndroj indiferent ndaj vuajtjeve të emigrantëve që i ka parë në televizion.
Përmes internetit ka kuptuar për organizatat jo qeveritare që po ndihmojnë në vend, është informuar për atë se si të vijë dhe këtë gjë e ka bërë, transmeton zhurnal.mk
E takuam në stacionin hekurudhor në Tabanoc. Nga xhipet e shkarkoi ndihmën. E pyetëm pse erdhe në Maqedoni.
Na tregoi se Gjermania në periudhën e fundit është më mirë e organizuar në pranimin e migrantëve. Informacionet e tij kanë qenë të tilla se të gjithë ato që do të arrijnë atje edhe ngelin atje.
© ZHURNAL.mk