Bashkatdhetari Gani Kajashi nga Vushtrria por që jeton në Londër, si një ndër inxhinierët më të mirë shqiptar, ka postuar sot një fotografi me kryetarin e Londrës, pas faljes në namazit të Xhumasë. Ai për KohaIslame tregon se namazin e kanë falur në një xhami afër London Bridge. Ai thotë se kryetari Sadikh Khan prej se ka fituar zgjedhjet namazin e xhumasë e fal në xhaminë – Bait-ul-Aziz të Qendrës Kulturore Islame.
Kajashi thotë se ai i kishte uruar fitoren një javë para zgjedhjeve dhe tani pas zgjedhjeve përsëri. Ai e përmendi kryetarin e parë musliman të Londrës Sadik Khan për humorin e tij, ku ai thoshte kush dëshiron të dal në foto duhet të hedhë paratë në një kuti aty pranë./KohaIslame