VV: Prokuroria të hetojë krimet në PTK

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë, siç ka thënë ajo, krimet dhe shkeljet në Post-Telekomin e Kosovës.

“PTK-ja tash e një kohë të gjatë i është nënshtruar një procesi sistematik të shkatërrimit dhe të uljes së vlerës, si rrjedhojë e faktorëve të shumtë që kanë pasur ndikim në këtë kompani… Që nga viti 2010, qeveria e atëhershme e Thaçit i ka ndalur dhe kufizuar të gjitha investimet substanciale për zhvillimin e kompanisë”, vlerëson Vetëvendosje.

Ky subjekt politik ka qenë vazhdimisht kundër privatizimit të PTK-së.

Artikulli paraprak“Mein Kampf” i Hitlerit bëhet bestseller digjital
Artikulli vijuesKalashnikov kishte frikë për përgjegjësinë e vdekjeve që shkaktoi shpikja e tij