Edhe furnizimi me barna temë e dialogut

Ministrja serbe e Shëndetësisë Sllavica Gjukiq –Dejanoviq ka deklaruar dje se në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës do të bisedohet edhe për furnizimin me barna të institucioneve shëndetësore serbe në Kosovë.

“Ajo ishte njëra nga temat, por për këtë duhet të bisedohet shumë më konkretisht dhe me prioritet”, ka thënë Gjukiq-Dejanoviq me rastin e vizitës në veri të Mitrovicës gjatë së cilës ka biseduar me udhëheqjen e Qendrës Shëndetësore në atë qytet por edhe me institucionet në jug të Ibrit.

Ministrja serbe ka thënë se shteti do të bëjë çdo gjë që qytetarët në Kosovë në rast të nevojës të mjekohen në mënyrë cilësore në institucionet shëndetësore në Kosovë, por shtoi se nuk do të ketë problem as për të marrë shërbime shëndetësore në qendrat klinike në Serbi.kohaislame

Artikulli paraprakPlaçkë me taksën e sigurisë në Aeroport
Artikulli vijuesZyrtare: Mourinho i Chelseat