Kalashnikov kishte frikë për përgjegjësinë e vdekjeve që shkaktoi shpikja e tij

Projektuesi legjendar i pushkës sulmuese AK-47, Mikhail Kalashnikov, i cili ka vdekur muajin e kaluar në moshën 94-vjeçare, ka qenë i shqetësuar nëse është ose jo përgjegjës për vdekjet që ka shkaktuar arma që ka shpikur ai.

Gazeta ruse “Izvestia” ka raportuar se Kalashnikov i ka shkruar letër kreut të Kishës Ortodokse Ruse, tetë muaj para vdekjes, në të cilën ka shprehur frikë për përgjegjësinë e tij.

Në qarkullim janë rreth 100 milionë pushkë AK-47.

Aleksandr Volkov, zëdhënës i patriarkut Kiril, ka thënë se ky i fundit është përgjigjur, duke thënë se Kalashnikovi ka qenë “shembull i shkëlqyer i patriotizmit”./rel

Artikulli paraprakVV: Prokuroria të hetojë krimet në PTK
Artikulli vijuesLuftimet nga shijat në Jemenin verior lanë 210 suni të vrarë dhe 620 të plagosur