VV: Qeveri shko në veri, mati forcat me Serbi

Deri sa protestuesit e Vetëvendosjes janë nisur për të ardhur para Teatrit Kombëtar, ku pritet të flasë lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, aty tashmë ka arritur njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Pjesëtarë të policisë janë vendosur në oborrin e qeverisë së Kosovës.

Mijëra protestues, nga të gjitha viset e Kosovës i janë bashkangjitur VV-së.

Prej Bibliotekës Kombëtare, ka filluar marshi i VV-së, në drejtim të Qeverisë së Kosovës. Marshuesve po u prinë lideri i VV-së, Albin Kurti, së bashku me deputëte, Rexhep Selimi, Visar Ymerin, e përfaqsuestë tjerë të kësaj lëvizje.

Nën thirrjet: “Qeveri shko në veri, mati forcat me Serbi”, “Lugina është e jona”, “Thaçin e japim, Luginen se japim”, ka filluar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Protestuesit po mblidhen nga të gjitha hyrjet e kryeqytetit, ndërkohë atyre u është bashkangjitur edhe lideri i VV-së, Albin Kurti. Me flamuj kombëtar në duar, protestuesit do të marshojn drejt sheshin “Nëna Terezë”.

Kërkesa e VV-së në këtë protestë të përkrahur nga shumë shoqata dhe asociacione të ndryshme politike janë: respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm; ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë; kthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë dhe ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.

Protestës ju kanë bashkuar edhe këto organizata; Sindikata e Pavarur e Bujqve, Sindikata e Pavarur e Pensionisteve, Shoqata e Muhaxherëve të Preshevës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – Preshevë, Shoqata “Vatra”, Lëvizja Demokratike për Integrim, Shoqata “26 Marsi 1999″, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së, Thirrjet e Nënave – Gjakovë, Grupi i tifozve “Plisat”, Shoqata ” Shiponjat”, dhe Qendra “Liria”, Gjilan.kohaislame

Artikulli paraprakRrotullohet një autobus me 65 nxënës
Artikulli vijuesProtesta masive në qytetin e Port Said në Egjipt