Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën arrijnë marrëveshje për koalicion në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën sot në Prizren, në ora 14:30 do të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 19 nëntor.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin kandidati për kryetar të kësaj komune, Mytaher Haskuka si dhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Haskuka tha se marrëveshja do të bëhet publike në një konferencë për media.

“Po është e vërtet që kemi arrit marrëveshje me Nismën. Në konferencën për media do ta bëjmë publike”, konfirmoi Haskuka.

Edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha tha se marrëveshja do të nënshkruhet në orën 14:30.

“Po, do të nënshkruajmë marrëveshje me Vetëvendosjen sot në orën 14:30”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Artikulli paraprakFinlanda si model për ta përmirësuar Shqipërinë dhe Kosovën në PISA (Video)
Artikulli vijuesHapi 5 për një imazh më të mirë për veten: Mësohem të ballafaqohem me stresin