MEDIA – fushat anti-Islame

Edhe pse mbrëm në emisionin Interaktiv (KTV) deputeti Gëzim Kelmendi sçarojë në detaje të hollësishme se bindjet e tija nuk kanë të bëjnë me një studimi profesional të tij, por me pikpamjet dhe studimet shkencore të historianve më eminent të periudhës së mesjetës dhe asaj para-rilindase (Oliver Jens Schmitt, Natalie Clayer, Noel Malcom, Olsi Jazexhi, Zef Mirdita, Mihallaq Xhavo etj) , ndersa KTV (Koha) e shfaqë atë hipokrizinë e saj politike anti-Islame, duke cituar se “Gëzim Kelemndi, nuk ka hezituar të përsërisë para shikuesve të KTV-së një pohim problematik të tij dhe islamikëve të tjerë fanatikë në Kosovë, se Skënderbeu nuk është hero kombëtar, por vetëm i katolikëve.”

KTV (Koha) mundohet ta mbulojë pjesën ku deputeti Kelmendi citon deklaratat dhe studimet e historianve më eminent të historigrafisë shqipëtare, dhe mundohen që këtë “problematik” ta orientojnë në aspektin fetar, ku sipas tyre konstatimi se “Skënderbeu është hero i katolikëve” është konstatim i fanatikve islamik e jo konstatim i historianëve.

Qështja e kësaj “problematike” se a ishte vërtetë lufta e Skënderbeut luftë fetare apo kombëtare, është një qështje e cila është hapur në mesin e akademikëve të historigrafisë shkencore, ku historianët shpesh herë konfrontohen me debate të ashpëra rrethë kësaj problematike. Andaj KTV (Koha) e ka mbuluar këtë qështje duke mos paraqitur studimet shkencore të historianëve më eminent të historigrafisë shqipëtare, dhe duke mos paraqitur para opinionit se ekziston një debat i ashpër mes akademikëve të historigrafisë shqipëtare për “problematikën” e luftës së Skënderbeut, por duke e orientuar gjithë qështje në aspektin fetar, duke cituar se kjo është një bindje dhe konstatim i fanatikve islamik.

Kjo është një qështi që opinioni duhet ta kuptoj, se në Kosovë ka frymë të islamofobisë e jo frymë të radikalidmit islamik. Janë pikrishtë mediat ato që krijojnë mjegulli tek opinioni dhe janë pikrishtë ato që shkaktojnë destabilizim politikë dhe shkaktojnë urrejte në elementin e tolerancës fetare. Mediat janë ekstremistët më të mdhënjë.

Autor: Gen Kelmendi

(Autori është student në Fakultetin Juridik)

Artikulli paraprakKorrupsioni, pengesë për rritjen ekonomike
Artikulli vijuesFETAR RADIKAL DHE NACIONALIST EKSTREM, PSE JO