Ish- shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, thotë se sistemi politik në Kosovë nuk po funksionon.
Duke folur për krizën politike në vend, William Walker ia atribuon përgjegjësinë jo vetëm politikanëve të vendit, sidomos Qeverisë, por edhe problemeve të trashëguara nga ato që ai i quan gabime të organizatave dhe faktorëve ndërkombëtarë që kanë vepruar në vend që pas çlirimit.
Walker foli edhe për planin e tij për të organizuar diasporën shqiptare nga të gjitha vendet e Ballkanit, për të rritur ndikimin e tyre. Ndërkaq, duke folur për simpatinë e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, ai tha se nuk përkrah protestat e dhunshme.
Ai ka shtuar politikanët kosovarë nuk po tregohen patriotë për të zhvilluar vendin, por po përpiqen të përmbushin vetëm interesat e tyre personale.