WhatsApp afër shifrës së 1 miliardë përdoruesve

WhatsApp është afër shifrës prej një miliardë përdoruesish aktiv. Aplikacioni popullor ka kaluar 900 milionë përdorues në muaj, sipas themeluesit të tij, Jan Koum.

Portali i mesazheve kishte kapur 800 milionë përdorues aktivë në muaj që prej prillit të kaluar.

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook që bleu këtë aplikacion më 2014, ka ripostuar lajmin duke falenderuar Koum dhe skuadrën e WhatsApp, transmeton Top Channel.

Artikulli paraprakMadridi vendos të pranojë më shumë refugjatë
Artikulli vijuesIslamofobia në kulm: Arma e projektuar që të mos shfrytëzohet nga myslimanët