Wikileaks: Drejtorit i CIA e kishte përgaditur terrenin për miqësinë SHBA-IRAN

Wikileaks ka publikuar dokumente nga posta elektronike private e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA (CIA), John Brennan.

E-mailet private i zbuloi një nxënës gjimnazi, i prezantuar si “gjimnazist amerikan jomysliman”, i cili javën e kaluar ia dërgoi ato ditores amerikane, “New York Post”.
Megjithatë, zyrtarë të CIA-s bënë me dije se në përmbajtjet e postave elektronike në fjalë nuk ka kurrfarë informacioni sekret.
“Familja Brennan është gjithashtu viktimë e këtij sulmi kibernetik, që mund t’i ndodhë çdokujt dhe që meriton ndëshkim. Këto dokumente nuk përmbajnë asnjë informacion sekret”, theksohet në komunikatën e CIA-s.
Dokumentet e publikuara datojnë në vitet 2007 dhe 2008. Mes tyre spikat ai me titull “Rebusi i Iranit”, ku këshillohet që presidenti i ri i SHBA-ve, që do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë pas zgjedhjeve të 2008-s, të mbajë një qëndrim më të butë dhe të moderuar ndaj Iranit, duke theksuar se Uashingtoni nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të bashkëpunojë me zyrtarët aktualë të Teheranit.
Në këtë dokument, që i sugjeron liderit të ri amerikan të ndjekë metodën “shpërblim dhe ndëshkim” për sa i takon Iranit, Brennan kritikon presidentin e atëhershëm, George Bush, që i cilësonte Republikën Islamike si “boshti i djallit”.
Dokumentet e publikuara nga Wikileaks përmbajnë edhe artikuj për inteligjencën amerikane, shënime rreth Iranit, opinione mbi teknikat e CIA-s për marrjen në pyetje, si dhe informacione në lidhje me një kompani, për të cilën Brennan ka punuar më parë.
Mes të tjerash, në këto dokumente personale gjenden po ashtu të dhënat e sigurimeve shoqërore të shefit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës dhe bashkëshortes së tij, si dhe informacione mbi disa kolegë të Brennan nga CIA.
Wikileaks bën të ditur gjithashtu se do të publikojë edhe postat elektronike private të kreut të CIA-s nga viti 2013, por pa dhënë një datë të saktë.
Përpara se të bëhej drejtor i CIA-s, John Brennan ka qenë këshilltar i Presidentit Obama për politikën e brendshme dhe luftën kundër terrorizmit.
CIA njoftoi se publikimi i këtyre dokumenteve përbën krim.

Artikulli paraprakErdogan: Kurrë nuk i kemi parë vëllezërit kurdë si të huaj
Artikulli vijuesAutomobili turk, me kërkesa të jashtëzakonshme në treg