Gjashtë në dhjetë artikuj të enciklopedisë më të madhe online në botë, “Wikipedia”, kanë gabime thelbësore në përbërjen e tyre, vlerësoi një studim i ri i publikuar të mërkurën.
Numri i fakteve të pasakta tregon edhe një herë më shumë se sa e pakëshillueshme është që të përdoret vetëm enciklopedia në fjalë për informacione dhe konsultime të ndryshme.
Sipas studimit, “Wikipedia”, një faqe e vizituar mesatarisht nga 25 milionë vizitorë në ditë, është shndërruar në burimin më të madh të keqinformimit në botë.
Të dhënat e “Wikipedia”-s janë të lirë për t’u modifikuar nga vetë publiku dhe kjo e bën atë të ekspozuar nga njohja e gabuar e fakteve dhe nga sabotimet e disa personave të interesuar në tjetërsimin e fakteve të ndryshme.
Studimi u krye nga “Penn State University”, në SHBA dhe u përqendrua në studimin e aktivitetit të më shumë se një mijë përdoruesve të rregullt të enciklopedisë online.
Për më tepër, pas zbulimit të një gabimi, korrigjimi nga “Wikipedia” është tepër i ngadaltë, me një në katër persona që nuk kanë marrë kurrë asnjë lloj përgjigje dhe të tjerët që kanë me javë, në mënyrë që sugjerimet e tyre të vlerësoheshin nga një moderator.
Megjithatë, një vlerësim i tillë u hodh poshtë nga vetë enciklopedia, e cila argumenton se të gjithë sugjerimet e përdoruesve të saj trajtohen brenda 2-5 ditësh. (tch)