Arrestohen 32 ish-bashkëpunëtor të Gadafit

Në Tripoli janë arrestuar 32 ish-bashkëpunëtor të liderit të vrarë libian Moamer Gadafi, të cilët dyshohen për organizimin e akteve terroriste.

Një drejtues i lartë i Komitetit të Sigurisë deklaroi se të arrestuarit janë pjesë e grupit të organizuar të lidhur me disa shpërthime në Libi.

Javën e kaluar në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Tripoli shpërtheu një automobil bombë, ndërsa një tjetër kishte shpërthyer pranë akademisë policore të femrave, me ç`rast u vranë dy veta dhe katër të plagosur. Organet e rendit në Libi kanë forcuar masa e sigurisë nga rreziku dhe frika për shpërthime të tjera të organizuara. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakProteinat
Artikulli vijuesUlet përqindja e mallrave serbë, rritet ajo nga Shqipëria